Klubi Chelsea i përgjigjet sanksioneve ndaj Abramovich

10 Mars 2022 | 17:47

Klubi Futbollit Chelsea ka mbajtur një qëndrim zyrtar pas sanksionimit të pronarit të klubit Roman Abramovich.

Si pjesë e sanksioneve kundër Abramovich, Chelsea nuk do mund të shesë më bileta për ndeshjet e futbollit, do të mbyllë dyqanin me produktet e klubit, si dhe nuk mund të blejë apo të shesë më lojtarë në merkaton e transfertave.

Megjithatë, qeveria ka konfirmuar se do të lëshojë një licencë të veçantë që do të lejojë të zhvillohen ndeshjet, si dhe pjesëmarrja e tifozëve me bileta ekzistuese.

Chelsea publikoi një deklaratë ku thotë se do të zhvillohen ndeshjet e ditës së sotme, si në ligëm e meshkujve ashtu edhe në atë të femrave.

Klubi tha se synonte të angazhohej në diskutime me qeverinë në lidhje me fushëveprimin e licencës.

Ata do të kërkojnë që të bëhen disa ndryshime në licencë në mënyrë që klubi të operojë “në mënyrën më normale të mundshme”.

“Gjithashtu do të kërkojmë për udhëzimin e qeverisë britanike mbi pasojat e këtyre masave për Fondacionin Chelsea detyrat e rëndësishme që mbart për komunitetet tona”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024