19 mijë lekë një thes, rritet çmimi i miellit
Në pikat e tregtimit të miellit, për shkak se kërkesa është e lartë, ka nisur të ketë vështirësi në furnizim e për pasojë edhe të ketë mungesa.
Për shkak të rritjes së çmimit të grurit në bursë, por edhe problemeve me importin nga Rusia, një thes miell tani kushton më shtrenjtë.
“Ka qenë 17 mijë lekë, është bërë 19 mijë lekë thesi 25 kg”, u shpreh një tregtar.
Blerësit e rregullt në këtë pikë të tregtimit të miellit njoftohen nga tregtari me telefon, duke përcaktuar oraret që të mos shkaktohen radhë.
“E kemi zgjidhur edhe me anë të koordinimit që të mos bëhet rrëmujë”, tha ai më tej.
Qytetaret thonë se janë të vetëdijshëm se për shkak të krizës globale çmimet do të rriten, por për ta është e vështire t’i përballojnë qofte edhe tek produktet bazike si mielli.
Prej gati dy javësh pati panik tek qytetarët se nuk do të mund të kishte mungesë të miellit në treg. Kjo shkaktoi edhe radhë në pikat e tregtimit të miellit.
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës