Droni i prodhimit sovjetik rrëzohet në Zagreb
Objekti që shpërtheu pranë Zagrebit mbrëmjen e të enjtes është një dron ushtarak i prodhimit sovjetik, i cili ka ardhur nga Rumania përmes Hungarisë në hapësirën e Kroacisë, njoftoi qeveria kroate.
Fillimisht dyshohej se droni mbërriti në Zagreb nga Ukraina, po qeveria ukrainase deklaroi se nuk është i tyre.
Kjo deklaratë u bë pasi Qeveria kroate pyeti Qeverinë e Ukrainës nëse droni u përkiste atyre, raporton Radio Evropa e Lirë.
Këshilltari i ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Markijan Lubkjivski, bëri të ditur se lidhur me këtë pritet një deklaratë zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës.
Droni u rrëzua në afërsi të konviktit të studentëve, në pjesën jugore të Zagrebit.
Nuk ka të lënduar, vetëm disa makina të dëmtuara që ishin parkuar aty pranë.
Në një konferencë për shtyp presidenti kroat, Zoran Milanoviç, tha se droni ka fluturuar mbi Kroaci për rreth 7 minuta.
“Droni nuk ishte i drejtuar kundër Kroacisë dhe se bëhet fjalë për një incident”, tha ai duke shtuar se megjithatë, ngjarja do të hetohet.
Milanoviç bëri të ditur se droni është i madhësisë së aeroplanit, dhe se peshon rreth 6 tonë.
Sipas të dhënave të deritashme, droni ka hyrë në hapësirën ajrore të Kroacisë nga lindja në perëndim, pra nga hapësira ajrore hungareze me shpejtësi 700 kilometra në orë në lartësinë 1,300 metra, thuhej në deklaratën e Qeverisë së Kroacisë.
“Kam biseduar me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, i cili më informoi se droni kishte hyrë në hapësirën ajrore hungareze prej Rumanisë”, tha kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç.
“Sipas asaj që kemi tani si informacion, është një dron i prodhimit rus, nuk dihet nëse ka qenë në pronësi të ushtrisë ruse apo ukrainase. Dihet që ka ardhur në Kroaci nga Hungaria, dhe në Hungari nga Rumania. Dihet që ka fluturuar disa minuta mbi Kroaci dhe u rrëzua në Zagreb”, u tha Plenkoviç gazetarëve.
Autoritetet kroate thanë se janë duke e hetuar këtë rast.
Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid