Sulmi në kryeqytetin e Ukrainës mund të ndodhë në çdo moment, pretendon zyrtari

11 Mars 2022 | 15:06

Sulmi në Kiev mund të ndodhë nga momenti në moment, duke qenë se trupat ruse kanë sulmuar sot zona në të gjithë vendin duke synuar kryeqytetin.

Kjo ishte deklarata e Wladimir Klitschko, një anëtar i forcave të mbrojtjes territoriale të Ukrainës, ish-kampion i boksit dhe vëllai i kryetarit të bashkisë së Kievit për CNN.

“Në ditët në vijim, ne presim një sulm të rëndësishëm ndaj kryeqytetit. Ata po rigrupohen. Ata po përpiqen të gjejnë strategji të ndryshme dhe po përpiqen të gjejnë rrugën e duhur dhe kohën e duhur. Kështu që çdo orë ka rëndësi, dhe pastaj ne presim një sulm në kryeqytet në çdo moment, veçanërisht, siç thashë, ditët në vijim. Objektivi i tyre është kryeqyteti”, tha Klitschko.

Ai tha se vullneti i popullit ukrainas mbetet i fortë, por ata kanë nevojë për mbështetje.

“Kjo është e rëndësishme për t’u kuptuar nga bota perëndimore dhe aleatët tanë që të veprojnë tani. Ne nuk mund të presim javë apo muaj për vendime të caktuara. Bëhet fjalë për orë dhe minuta. Ne kemi nevojë për mbështetje, financiare, humanitare, pajisje ushtarake. Ne do të kujdesuni për veten, na besoni”, shtoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024