Jemi në këtë gjendje për faj të Berishës, jo prej gabimeve tona, thotë Basha
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi të dielën krerët e degëve të PD për të diskutuar krizën në parti pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit dhe shtimit të zërave që kërkojnë largimin e tij.
Burime brenda mbledhjes bëjnë me dije se Basha e ka lidhur situatën në të cilën gjendet sot PD me vendimin e 9 shtatorit për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën pas shpalljes non grata nga SHBA.
“Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një non grata. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi i kolegjit të kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe. Sfida është si t’i bëjmë bashkë këto 3 pjesë. 9 shtatorin nuk e zhbëjnë dot nëse nuk duam të zhbëjnë PD”, mësohet të jetë shprehur Basha.
Ai ka përsëritur se në shërbim të zgjidhjes ka vënë në dispozicion gjithçka, pa specifikuar se çfarë nënkupton me gjithçka.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit