Kriza në PD, cili forum mund të iniciojë shkarkimin e Bashës

14 Mars 2022 | 16:28

Pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit, deputetët po kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës. Në shumicë ata mendojnë se Partia duhet të ringrihet pa të si kryetar.

Nga ana tjetër, kryetaret e degëve, janë aleatet më të mëdhenj të tij. Asnjë prej tyre në 2 mbledhjet e thirrura nuk i ka kërkuar dorëheqjen.

Pavarësisht se Partia Demokratike po mbledh periodikisht grupin parlamentar dhe Kolegjin e Kryetareve, ende nuk janë mbledhur organet e partisë që kanë rëndësi, Këshilli dhe Kuvendi Kombëtar

Në situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike, përveç një zgjidhje konsensuale dhe tërheqje të Bashës, i vetmi forum partiak që mund të shërbej për të zgjidhur këtë krizë të re është Këshilli Kombëtar.

Në bazë të statutit të PD, gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar mund të miratojnë një mocion mosbesimi ndaj kryetarit dhe kërkesa për shkarkimin e tij duhet të miratohet nga Kuvendi Kombëtar.

Këshilli Kombëtar mblidhet me kërkesë të kryetarit të partisë ose kryesisë, por edhe nëse e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026