Marrëdhëniet Serbi-Rusi, lufta në Ukrainë pengon tregtinë mes dy vendeve
Serbia importon naftë dhe gaz nga Rusia, ndërsa mollë, fruta të ngrira dhe pjesë këmbimi për automjetet shkojnë në tregun rus nga Beogradi.
Në vitin 2021, eksportet drejt Rusisë arritën mbi 870 milionë euro, por që nga nisja e luftës në Ukrainë, transporti i mallrave nga njëri vend në tjetrin është vështirësuar.
“Ne dërguam dy kamionë në Indi. Ngarkesa shkon në rrugë detare nga Rijeka dhe udhëton për 27 ditë. Është rrugë e paeksploruar, të shohim si do shkojë. Po bashkëpunojmë edhe me Dhomën Tregtare të Vojvodinës. Ndoshta diçka do të shkojë në Dubai,” – u shpreh Nikola Kotarac nga shoqata e fermerëve të Slankamenit, Serbi.
Përveç mollëve, pjesë këmbimi dhe goma makinash eksportohen nga Serbia në Rusi. Rreth 80% e eksporteve bëhet në rrugë tokësore, ndërsa medikamentet dhe produktet teknologjike me avion. Trafiku përmes lumit është ndalur pasi porti i Konstancës nuk lejon ngarkimin e mallrave.
Kompania “Ultra Speed” dërgon pjesë këmbimi në tregun rus. Një nga kmaionët e saj kaloi përmes Minskut, në Bjellorusi dhe nuk hasi probleme.
“Kamioni mbërriti në destinacion, dorëzoi mallin dhe po kthehet në Serbi,” – tha Dalibor Petrovich, drejtor i kompanisë “Ultra Speed”.
Që nga nisja e luftës, kamionët kanë vijuar punën normalisht, por duke ndjekur akse të reja rrugore.
Rrjedhimisht, nëse çmimi i naftës në Evropë rritet, do të rritet edhe çmimi i transporteve, që do të rrisë koston e eksporteve.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng