Grida Duma ‘ultimatum’ Bashës: S’ke rrugë tjetër, dorëhiqu deri nesër
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma gjatë një takimi në Elbasan ka deklaruar se grupi parlamentar i PD ka kërkuar në bllok dorëheqjen e Lulzim Bashës.
Sipas saj, PD doli e treta në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit dhe nuk mund të zvogëlohet sërish.
“Asnjë mekanizëm, qoftë i keqardhjes që në rastin e shumicës së këtyre individëve janë të emëruar dhe jo të zgjedhur me votë, me gjithë respektin që kam për ta, nuk duhen keqpërdorur për të keqpërdorur PD”, tha Duma.
Deputetja demokrate theksoi se Basha duhet të dorëhiqet në mënyrë të parevokueshme dhe për këtë tha ajo, i është lënë afat deri të enjten, siç Basha kërkuar në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar.
“Nuk ka rrugë tjetër përveçse të tërhiqe. Aksionet e demokratëve nuk mund të keqpërdoren nga një aksioner i vetëm”, u shpreh Duma.
Në zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit të mbajtura më 6 mars, PD në 5 prej tyre doli forcë e tretë.
Kreu i PD, Lulzim Basha deri tani ka lënë të hapur mundësinë e dorëheqjes, ndërsa shumë zyrtar të PD afër tij kanë kërkuar dhe tërheqjen e Berishës nga ambicia për të rimarrë drejtimin e PD.
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit