Takim i ministrave të Mbrojtjes së NATO, Peleshi thekson ndihmën e Shqipërisë

16 Mars 2022 | 17:17

Në selinë e NATO-s Bruksel u zhvillua një takim i jashtëzakonshëm i ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, ku u diskutua për situatën në Ukrainë prej pushtimit rus.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në këtë takim qartësoi pozicionin e Shqipërisë në mbështetje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, si dhe dënoi shkeljen e ligjit ndërkombëtar nga ana e Rusisë.

Ai tha se konflikti duhet kontrolluar dhe mbajtur jashtë kufijve të NATO-s, pasi ndikimi rus në Ballkan konsiderohet rrezik real për rajonin.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg rikonfirmoi mbështetjen e plotë politike dhe asistencën e vazhdueshme ushtarake nga NATO për Ukrainën.

Ky takim i paraprin Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s për situatën në Ukrainë, i cili do të zhvillohet në Bruksel më datë 24 mars.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024