‘E pafalshme’, Kremlini reagon pasi Biden cilëson Putin ‘kriminel lufte’

16 Mars 2022 | 21:22

Kremlini ka reaguar menjëherë pas komentit të presidentit amerikan Joe Biden, i cili për herë të parë i është  drejtuar homologut të tij rus si ‘kriminel lufte’.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Kremlini ka thënë se komentet janë ‘retorikë e papranueshme dhe të pafalshme’.

Gjatë një konference për shtyp të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, Biden u shpreh “Unë mendoj se ai është kriminel lufte”.

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, shpjegoi se fjalët e presidentit buruan ‘nga zemra dhe nga ato çfarë ka parë në televizor’, duke i përshkruar si ‘aktet barbare të një diktatori të dhunshëm përmes pushtimit të një vendi të huaj’.

Ajo shtoi se Departamenti amerikan i Shtetit ka ndërmarrë një proces ligjor për të hetuar pretendimet për krime lufte.

Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, tha ditën e sotme se SHBA po kërkon të zbulojë prova të forta për të vërtetuar nëse forcat ruse po bombardojnë qëllimisht mbi civilët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024