Nikolla letër parlamentit të Ukrainës: Luftën do ta fitoni
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i ka dërguar një letër ti Kryetarit të Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk, ku shpreh solidaritetin dhe simpatinë për qëndrimin në mbrojtje të sovranitetit dhe tërësisë territoriale nga pushtimi rus.
Letra është dërguar pasi parlamenti i Shqipërisë miratoi një rezolutë për mbështetjen e sovranitetit të Ukrainës.
“Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë dënon me forcë agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe shkeljen e rëndë nga ana e Federatës Ruse të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës, si një akt që dhunon rendin ndërkombëtar”, shprehet Nikolla.
Rezoluta bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të forcës nga Rusia në Ukrainë, për tërheqjen e forcave ushtarake ruse nga territori i Ukrainës, sipas kufijve të njohur ndërkombëtarisht.
“Shpreh bindjen se populli i Ukrainës do ta fitojë këtë luftë dhe do të ketë mundësi të jetojë i lirë e sovran në vendin e vet”, shkruan Kryetarja e Kuvendit.
Shqipëria është solidarizuar me qëndrimet e BE-së dhe NATO-s për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Paketa e sanksioneve është bërë publike nga Qeveria e Shqipërisë më 27 shkurt 2022.
Shqipëria është, gjithashtu, duke punuar për ofrimin, brenda mundësive, të ndihmave në materiale ushtarake dhe spitalore për Ukrainën.

Kryepiskopi Joan maturantëve: Bëhuni protagonistë të së mirës, të paqes, të përpjekjes dhe të dashurisë
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar
- 21:33 Kryepiskopi Joan maturantëve: Bëhuni protagonistë të së mirës, të paqes, të përpjekjes dhe të dashurisë
- 21:04 Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
- 20:58 INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 20:47 “E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk”, Rama: Korbat dhe sorrat do dështojnë
- 20:39 Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)