Blinken akuzon Rusinë për krime lufte në Ukrainë
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar të enjten se është dakord me cilësimin e presidentit Vladimir Putin si ‘kriminel lufte’, teksa trupat ruse vazhdojnë të bombardojnë mbi zonat e banuara nga civilët në Ukrainë.
“Ata kanë shtuar bombardimet me qëllimin për të thyer vullnetin e popullit. Dje, Presidenti Biden tha se sipas tij, janë kryer krime lufte në Ukrainë. Personalisht, jam dakord. Shënjestrimi i qëllimshëm i civilëve është krim lufte. Më duket e vështirë të arrihet në përfundimin se rusët po bëjnë të kundërtën. Pasojat e luftës së Moskës po ndihen në mbarë botën”, tha ai.
Ai tha se ekspertë amerikanë po mbledhin prova për të vlerësuar krimet e mundshme të luftës që kanë ndodhur gjatë tri javëve të fundit.
“Do të sigurohemi që gjetjet tona të ndihmojnë përpjekjet ndërkombëtare në hetimin e krimeve të luftës dhe personat përgjegjës të japin llogari”.
Blinken shtoi se nuk ka parë ndonjë përpjekje nga ana e Rusisë për t’i dhënë fund luftës përmes mjeteve diplomatike.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng