Organizatori Tepelena tregon detaje për protestën e së shtunës për çmimet
Ditën e nesërme në orën 11:00 pritet të zhvillohet protesta e radhës për rritjen e çmimeve të produkteve.
Një nga organizatorët Andi Tepelena, në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës.
Ai tha se do të ketë një marshim nga “Sheshi Skënderbej” për tek Kryeministria, ku më pas do të mbahen edhe fjalime.
“Është një thirrje e hapur për të gjithë, na prek xhepat tona. Ne do vazhdojmë me protestat, kemi bërë një listë kërkesash duke u konsultuar me të gjitha grupet. Kërkesat janë të qarta dhe të realizueshme”, u shpreh ai.
Z. Tepelena tha se lista e kërkesave ndaj qeverisë është e negociueshme.
“Presim që të reflektojnë qeveria shqiptare. Nëse nuk reflekton, nuk merr parasysh kërkesave ne nuk do të ndalemi”, tha ai.
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta