Raketat ruse marrin në shënjestër aeroportin e Lvivit
Një sulm me raketa mbi aeroportin e Lvivit ka shkatërruar një fabrikë dhe një garazh që përdorej për të riparuar avionë, konfirmoi kryebashkiaku i qytetit, Andriy Sadovy.
Sadovy tha se garazhi është djegur plotësisht, por se nuk ka viktima pasi ndërtesa nuk ishte në përdorim.
Credit: Anton Gerashchenko by Euronews Balkans
Sipas informatave paraprake të forcave ajrore , Rusia lëshoi 4 raketa nga një bazë që ndodhet qindra kilometra larg, pranë Detit të Zi.
Dy raketa të tjera janë goditur nga sistemi kundërajror i Ukrainës, përpara se të mbërrinin në objektivin e tyre.
Kryebashkiaku Lvivit tha se raketat nuk kanë goditur drejtpërdrejt Aeroportin Ndërkombëtar Danylo Halytskyi, i cili ndodhet gjashtë kilometra në juglindje të qendrës së qytetit.
Ky aeroport, në kohë paqeje, shërbente si pikënisje për dhjetëra qytete të Europës, ndërsa tani është jashtë shërbimi pasi Ukraina ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët e civilëve.
Të dielën e shkuar, ushtria ruse bombardoi një bazë ushtarake në Lviv, qytet i cili nuk ka parë luftime më herët gjatë luftës, duke u kthyer në një strehe të sigurtë për ukrainasit që largohen nga zonat e rrezikshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar