Rreth 1,000  refugjatë ukrainas strehohen në Serbi

18 Mars 2022 | 22:14

Në Serbi ndodhen aktualisht rreth 1,000 refugjatë nga Ukraina. Shumica e tyre gjetën strehim tek të afërmit dhe miqtë.

Refugjatët e parë mbërritën në qendrën e pritjes në Vranjë, mes të cilëve 12 gra e fëmijë nga Kievi, Dniproja dhe Donbasi.

Zyra për refugjatët dhe emigracionin e Serbisë deklaroi se ata kanë kapacitete të mjaftueshme në qendrat e rindërtuara.

“Unë jam nga Donbasi dhe në 2014-n mu desh të largohesha nga Donjecku. Vendosëm të jetonim në Kiev. Tani, aty kemi një situatë të ngjashme dhe u larguam”, tha Marina, refugjate nga Ukraina.

Në 2014-n, Marina u largua në Malin e Zi me dy fëmijët e saj, ku mësoi gjuhën serbe.

“Nuk po flasim ende për planet e ardhshme të tyre, sepse as ata nuk i dinë. Ata fjetën dhe pushuan. Të gjithë janë të regjistruar dhe, kryesorja, kanë një leje ligjore qëndrimi. Të shohim ç’do të ndodhë”, u shpreh Slobodan Savovich, komisioneri qeveritar për refugjatët në Serbi.

“Unë dua të jetoj në Ukrainë, por atje nuk ka siguri. Do të pres, nëse lufta nuk mbaron do kërkoj punë në Serbi dhe do vazhdoj jetën”, tha Marina.

7 gra dhe 5 fëmijë në qendrën pritëse në Vranjë kanë gjithçka që u duhet; akomodim, ushqim, kujdes shëndetësor, lidhje telefonike, apo internet.

Në qendrat pritëse në jug-lindje të Serbisë ka kapacitete për 920 persona dhe pak më shumë se 200 në Vranjë.

Ata që ndodhen aty kanë vetëm një dëshirë, që lufta të mbarojë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të kthehen në shtëpi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024