Mbi 291,000 refugjatë Ukrainas në Hungari

20 Mars 2022 | 22:19

Mbi 291,000 refugjatë kanë mbërritur në Hungari nga Ukraina, që prej nisjes së luftimeve me Rusinë.

Organizata “Ndihma për Emigrantët” po punon për të zgjidhur çështjen e akomodimit të përkoshëm, me një godinë të ngritur nga punëtorët e një bujtine.

Pjesëtarët e kësaj organizate prej thuajse një muaji po punojnë shumë për të ndihmuar ukrainasit.

“Pas njëfarë kohe, në çdo krizë, njerëzit fillojnë të lodhen. Prandaj u them vullnetarëve tanë, disa prej të cilëve flenë këtu vetëm një ose dy orë, se kjo është një maratonë; dhe nëse doni të ndihmoni për një javë apo dy, qetësohuni dhe merrni një ditë pushim. Bëjeni këtë vazhdimisht, ndryshe do të rraskapiteni”, tha Andreas Siewert, nga Ndihma për Emigrantët.

Refugjatët, kryesisht gra dhe fëmijë, mund të qëndrojnë këtu për 3 net falas. Në qendër lejohen edhe kafshët.

Në stacionin hekurudhor lindor të Budapestit, shoqata dhe kisha po përpiqen t’u lehtësojnë orët e pritjes të vegjëlve, duke krijuar një kënd për ta, ku mund të ushqehen dhe madje të kalojnë pak kohë duke u argëtuar.

Adoleshentët, sipas Krisztina Wolf, koordinatore e vullnetarëve, e kalojnë kohën duke u argëtuar dhe po përpiqen ta heqin vëmendjen nga lufta. Sipas UNHCR-së, thuajse gjysma e refugjatëve janë fëmijë.

Shumica e vullnetarëve në atë qendër thonë se janë të lodhur dhe se traumat e fëmijëve të vegjël po bëhen një barrë mendore edhe për ta. Por ata thonë gjithashtu se “puna për të ndihmuar të tjerët u jep forcë dhe energji”. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024