Kreu i grupit të PD propozon zgjedhje për kryetar në 2023
Menjëherë pas dorëheqjes së kryetarit Lulzim Basha, grupi parlamentar i Partisë Demokratik ka vazhduar mbledhjen me drejtimin e Enkelejd Alibeajt.
Kreu i grupit është shprehur se dorëheqja e Bashës ka ardhur “në funksion të zgjidhjes së problematikes, që ka shkaktuar një përçarje të thellë nga qendra në bazë”.
Alibeaj ka drejtuar një thirrje për ish-kryetarin tjetër, Sali Berishën, që të bëjë të njëjtën gjë.
Sipas tij kjo do të shmangte përçarjen dhe pasojat që mund të vijnë nga SHBA për shkak të shpalljes ‘non grata’.
Ai thotë se PD është gati të bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të grupit që janë pezulluar për t’i dhënë fund përçarjes.
Grupi i PD ka kërkuar që rolin ‘pajtuesit’ ta luajë Partia Popullore Evropiane.
“Grupi ngarkon strukturat përgjegjëse për të kërkuar një grup ndërmjetësimi nga të EPP për të lehtësuar komunikimin me një zgjidhje afatgjatë dhe të pranueshme”, ka deklaruar Alibeaj.
Pas plotësimit të këtyre kërkesave, Alibeaj thotë se hapet rruga për arritjen e një konsensusi.
Në pikat e parashikuar si hapa të ardhshme, ai thotë se kryesorja është nisja e një fushate ndërgjegjësuese për bashkimin e demokratëve.
Sipas Alibeaj, më pas, krahas fushatës për zgjedhjet e ardhshme lokale të realizohen zgjedhjet në bazë brenda partisë.
Për zgjedhjen e kryetarit të ri, ai thotë se kjo duhet bërë pas zgjedhjeve lokale të 2023.
“Përgatitjen e kushteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve në të gjitha strukturat drejtuese në qendër menjëherë pas zgjedhjeve lokale”, është shprehur Alibeaj gjatë mbledhjes së grupit.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë