Niset karvani me 21 autobusë për largimin e qytetarëve nga Mariupoli
Një karvan me 21 autobusë u larguan të hënën nga Zaporizhia drejt qytetit të rrethuar të Mariupolit, ku rreth 350 mijë persona janë bllokuar prej javësh.
Me ndërprerjen e bombardimeve, kjo autokolonë e udhëhequr nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar synon të kthehet me të gjithë personat e bllokuar, që kanë mbetur pa ujë dhe elektricitet.
Ndërsa luftimet në rrugët e Mariupolit intensifikohen, në Kharkiv, rreth 300 kilometra në veri, disa qindra ushtarë dhe vullnetarë janë vendosur në gatishmëri për të zmbrapsur ofensiva të mundshme ruse.
Frika ndërthuret me kurajën në çdo segment të pikës së kontrollit. Një oficer ukrainas tregon se si i shpëtoi bombardimit rus.
“Ishte vërtet e frikshme. Zhurma ishte shurdhuese, por bodrumi më mbrojti. Nuk mund t’jua përshkruaj me fjalë ndjenjat e mia dhe frikën që kisha për familjen time”, tha një oficer ukrainas.
Rusët bombardojnë Kharkivin prej javësh, por ende nuk kanë arritur ta rrethojnë plotësisht qytetin. Sulmi i fundit la të paktën 5 të vdekur.
Në një zonë që u ka shpëtuar bombardimeve, Moska ka ndërmarrë një tjetër fushatë, që ka të bëjë më shumë me konsumin vendas.
Ushtarët rusë janë parë duke shpërndarë ndihma humanitare banorëve të një qyteti në rajonin e Kharkivit.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar