Fëmijët jetimë të Ukrainës strehohen në spitalin e Kievit

22 Mars 2022 | 08:13

Një grup fëmijësh jetimë në Ukrainë, të moshave nga 1 deri në 2 muaj, kanë arritur të sigurt në një spital të Kievit, ku pritet t’u ofrohet ndihma e duhur shëndetësore.

Bëhet fjalë për më shumë se 70 fëmijë të sapolindur, të cilët i kanë kaluar dy javët e fundit në strehat e qytetit Sami, në veri-lindje të vendit, për t’u mbrojtur nga bombardimet.

Shumica e tyre janë transferuar në qytetin perëndimor të Lvivit, por të tjerë, për shkak të gjendjes shëndetësore, u detyruan të ndaleshin në Kiev, në një spital të specializuar në ndërhyrjet kirurgjike.

“Këta fëmijë nuk kanë prindër. Ata kanë lindur këtë vit dhe jetonin në jetimore. Disa prej tyre janë 1-muajsh, të tjerë 2-muajsh. Ata u ndodhën në vijën e frontit, në një situatë ku u duhej ndihmë por nuk ishte askush për t’i ndihmuar pasi luftimet kishin filluar. Ata u sollën këtu me ambulancë, të shtrirë në barela. Duhet të shkonin deri në Lviv, por i mbajtëm këtu sepse ishin në gjendje kritike”, u shpreh Borys Todurov, mjek kirurg në Kiev.

Mjekët e spitalit shpresojnë që t’i operojnë së shpejti fëmijët që kanë probleme me zemrën, por druhen se vazhdimi i sulmeve nga forcat ruse, të cilat synojnë të depërtojnë në kryeqytetin Kiev, mund t’i pengojë në misionin e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024