Sot besimtarët festojnë Sulltan Novruzin, urimi i Baba Mondit

22 Mars 2022 | 09:56

Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë rigjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin.

Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Kryegjyshi Dede Edmond Brahimaj përcolli si çdo vit mesazhin nga Kryegjyshata Botërore. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë përkujtimore e Imam Aliut, Baba Mondi u shpreh se pandemia nuk i ka penguar besimtarët që të jenë me shpirt të bashkuar.

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit. Rama ka publikuar një foto nga teqeja e Sari Salltikut që e quan magjike dhe uron për një ditë me dritë brenda vetes.

Në Shqipëri Dita e Sulltan Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026