Pse Odesa është qytet i shenjtë për Putinin, sipas deputetit ukrainas

22 Mars 2022 | 20:49

Ukraina thotë se trupat e saj kanë arritur të ndalojnë avancim rus në qytetin port të Odesës.

Megjithatë, forcat detare ruse filluan të bombardojnë në periferi të portit të hënën, si pjesë e përpjekjeve për të shkëputur ukrainasit nga Deti i Zi.

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko, i cili aktualisht ndodhet në Kiev, foli me BBC për situatën në Odesa, qyteti që ai përfaqëson.

Vladimir Putin e sheh Odesën si një nga qytetet e shenjta të Ukrainës, thotë ai, dhe po sulmohet sepse është qyteti më i madh në Detin e Zi.

Hera e fundit që Odesa u bombardua ishte nga nazistët 80 vjet më parë, dhe Putini është një “Hitler i shekullit 21”, tha Goncharenko për BBC.

Deputeti nuk beson se Putini është i gatshëm për negociata paqësore për momentin dhe thotë se nuk do të ndalet, apo të ketë negociata reale, nëse nuk e kupton se nuk mund t’i bëjë asgjë Ukrainës.

Duhet të ketë më shumë sanksione ndërkombëtare ndaj Rusisë, në mënyrë që Putini të mos mund ta përballojë luftën, thotë Goncharenko.

Ai shton se Ukraina duhet të furnizohet me më shumë armë, jo vetëm sisteme të mbrojtjes ajrore, por avionë, sepse Rusia aktualisht ka një avantazh në ajër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024