Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shkarkon Prokuroren Speciale Katica Janeva

14 Shtator 2019 | 19:47

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 102 vota deputetësh sharkoi Kryeprokuroren Speciale Katica Janeva. Seanca u thirr me kërkesë të Këshillit të Prokurorëve, pas indikacioneve për përfshirjen e Janevës në vepra serioze penale lidhur me rastin “Zhvatja”.

Të gjitha partitë e përkrahën nismën për shkarkimin e Janevës. Pro shkarkimit votuan edhe 27 deputetë nga etnitë jo-maqedonase, në mekanizmin e njohur si shumica e Badinterit.

Ndërkohë Katica Janeva nga 21 gushti ndodhet në paraburgim nën dyshime për përfshirje në zhvatjen e biznesmenit Jordan Kamçev. Në mediat italiane u publikuan video dhe audio incizime që komprometojnë Katica Janevën bashkë me dy persona të tjerë nga Maqedonia e Veriut të cilët gjithashtu gjenden në paraburgim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026