Rama dërgon ministrat dhe deputetët të verifikojnë çmimet e bizneseve
Kryeministri Edi Rama ka dalë në terren bashkë me disa ministra për të parë nga afër situatën e çmimeve nëpër biznese. Sot ai vendosi të dërgojë edhe deputetët.
“Me të mbaruar seanca nesër të gjithë deputetët e grupit parlamentar të partisë socialiste do të jenë të gjithë në territor për të komunikuar me njerëzit, por natyrshëm për të ndjekur zbatimin me përpikëri të të gjitha masave”, tha kreu i grupit të PS, Taulant Balla.
Është e paqartë se pse duhet të shkojnë deputetë nëpër biznese aq kohë sa ata nuk kanë asnjë tagër për t’i kontrolluar ato. Deputetët as nuk vendosin dot gjoba, dhe as nuk mbyllin dot biznese.
Sipas Zef Preçit, kontrolli që do të zhvillohet nga ligjvënësit nuk do të ndikojë tek çmimet.
“Unë nuk shikoj ndonjë lidhje midis rolit të ndonjë parlamentari dhe dinamikës së çmimeve në treg”, shprehet Preçi.
Eksperti i ekonomisë sugjeron që qeveria dhe parlamenti të rishikojnë buxhetin që t’i përgjigjen qytetarëve.
Deri më tani Bordi i Administrimit i ngritur nga qeveria i ka vendosur gjobë vetëm dy pikave të tregtimit të karburantit në Tiranë dhe Vlorë për faturime mbi çmimin e përcaktuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
- 10:12 I shoqëruar nga ministrat Hoxha dhe Nufi, Rama mbërrin në Samitin e NATO-s. Takim me Rutte (VIDEO)
- 10:07 SHBA armatos Turqinë! Reagimi i parë i kryeministrit grek në Ankara
- 09:58 I veshur sportiv, Macron vrapon në rrugët e Ankarasë përpara samitit të NATO-s. Përshëndet kalimtarët (VIDEO)
- 09:58 Operacion kundra lojërave të fatit në Fushë-Krujë, arrestohen 3 persona mes tyre një polic
- 09:42 Trafiku i 8 tonëve drogë nga Amerika Latine, SPAK dërgon për gjykim 15 të pandehurit
- 09:37 Sulme amerikane ndaj Iranit, Trump u konsultua me këshilltarët e tij në Turqi përpara se të merrte vendimin