Ministrja Balluku: Ka krizë energjitike, po mbrojmë biznesin
“Synimi ynë është që askush të mos ekspozohet ndaj çmimit të lartë në treg të energjisë”. Kështu deklaroi ministrja e Infastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në emisionin “Now me Erla Mëhillin”.
“Kriza energjitike nuk po troket në derë, ka hyrë brenda tashmë. Rama e ka njoftuar që në shtator të 2021. Ne e kemi paralajmëruar dhe ndaj kemi marrë masat për këtë krizë. Ne nuk kemi ekspozuar biznesin e madh ndaj kësaj krize”, u shpreh ministrja.
Ajo nënvizoi se qeveria ka mbrojtur tre fasha të rëndësishme që janë familjarët, biznesi i vogël dhe bizneset që janë të lidhura me tensionin e mësëm.
“Dëshira jonë është që të mos ekspozojmë asnjë nga grupet që i kemi marrë në mbrojtje. Do rishikojmë njëherë këtë vendim, kemi bërë marrëveshje që në maj të këtij viti do të ulemi në tryezë për të biseduar”, u shpreh ajo.
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij