UNICEF: 4.3 milionë fëmijë ukrainas të detyruar të lënë shtëpitë
Rreth 4.3 milionë fëmijë, që janë më shumë se gjysma e popullsisë së mitur të Ukrainës, janë detyruar të braktisin shtëpitë për t’i shpëtuar agresionit rus.
Kështu thuhet në një përllogaritje të agjencisë së OKB-së për fëmijët, UNICEF, sipas të cilit rreth 2.9 milionë të mitur kanë nevojë urgjente për asistencë humanitare.
UNICEF vlerëson se më shumë se gjysma e tyre janë larguar nga vendi, duke u bërë pjesë e 3.7 milionë refugjatëve që në tërësi kanë lënë vendin në muajin e parë të luftës.
Fluksi i refugjatëve ka qenë i pandalshëm, me 2.2 milionë qytetarë ukrainas që po kërkojnë strehim në Poloninë fqinje.
Pikërisht Polonia dhe Rumania zënë vendin e dytë dhe të tretë sa i takon numrit të refugjatëve që kanë pranuar.
Edhe vende të tjera evropiane po ofrojnë ndihmën e tyre për të pritur të larguarit. Ndërkohë, në anën tjetër të Atlantikut, Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të pranojnë 100 mijë refugjatë ukrainas.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:01 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)