Pse duhet gjetur lloji i gripit të shpendëve, sipas ish-ministrit të Bujqësisë
Gripi i shpendëve është përhapur në tre qytete në Shqipëri, por veç faktit të përhapjes, ish-Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti radhit disa problematika.
Fakti që ende nuk është identifikuar serotipi i gripit të shpendëve, për Panaritin është problematika më shqetësuese.
Nëse Instituti i Sigurisë Ushqimore të Veterinarisë nuk ka kapacitetet teknologjike për të identifikuar serotipin, atëherë Panariti thotë se kampionet duhen dërguar jashtë vendit.
Diagnoza specifike është e rëndësishme, sipas Panaritit, pasi tregon origjinën e infeksionit.
Hipoteza për prejardhjen e këtij infektimi është që ka filluar në Greqi, dhe është transmetuar fillimisht te pelikanët e zonës së Prespës.
“Mesa kemi marrë informacion nga grekët, bëhet fjalë për një serotip që mendohet që ka ardhur nga Azia”, bëri me dije Panariti.
Një tjetër problematikë, sipas tij, është fakti se ka ende shumë shpendë që nuk janë asgjësuar.
“Ende kemi pirgje shpendësh të ngordhur që nuk janë groposur, e as të djegur për t’u asgjësuar”, u shpreh ai.
“Në kapanone kemi ende pula të infektuara dhe protokolli i gripit të shpendëve kërkon që pularitë të zbrazen e të dezinfektohen”, sqaroi më tej.
Deri tani rreth 600 mijë pula janë asgjësuar në vend për shkak të gripit të shpendëve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta