Ivi Kaso: Ka vetëm një PD, është ajo e Rithemelimit
“Ka vetëm një Parti Demokratike dhe është PD që drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit”. Kështu u shpreh përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit Ivi Kaso pas vendimit të gjykatës për njohjen e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit.
“Vendosi që t’u kthehet demokratëve partinë tyre, selinë, siglën e marra peng. Sot PD zyrtarisht u kthehet demokrateve që nëpërmjet delegatëve të tyre që u mblodhën në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe shprehën vullnetin e tyre për të miratuar statutin e ri logon dhe simbolet e reja. Ditë e madhe për të gjithë demokratët, është zyrtarizuar vullneti i demokratëve”, u shpreh Ivi Kaso.
Ai tha se ky vendim duhet të njihet edhe nga KQZ.
“Ka vetëm një simbol, një flamur dhe një vulë të miratuar në 11 Dhjetor. Qoftë KQZ apo organet e tjera duhet të njohin vulën dhe logon e re të Partisë Demokratike. Për aventura dhe çmendurira nuk mund të jap përgjigje. Gjykata kishte dy dosje. Kishte edhe dosjen e regjistrit historik. Të gjitha ishin në dispozicion të gjykatës”, deklaroi Kaso.
Gjykata e Tiranës njohu sot Kuvendin Kombëtar të PD-së të mbajtur me 11 dhjetor, që u thirr nga Sali Berisha. Ndryshimet në statutin e PD-së, të vendosura në këtë Kuvend, janë legjitime sipas Gjykatës.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit