Berisha konfirmon kandidimin për kryetar të PD
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një konferencë për mediat në selinë e Partisë Demokratikë ka ftuar të gjithë demokratët që të bëhen pjesë e bashkimit të partisë.
Ish-kryeministri deklaroi se i ka kërkuar Enkelejd Alibeajt në cilësinë e kreut të Grupit Parlamentar që të mblidhet grupi javën e ardhshme. Ish-kreu i PD pohoi se i ka kërkuar Alibeajt dhe Gazment Bardhit që të japin kontribut në përpjekjet për bashkimin e partisë.
Berisha tha se nuk do të ketë asnjë të përjashtuar edhe sikur të ketë kundërshti brenda partisë. Ai u shpreh i gatshëm për të takuar Bashën në kuadër të bashkimit të PD.
“Basha dha dorëheqjen, mori përsipër të gjitha pasojat e kursit të zgjodhi. Në fakt, dorëheqja e tij nuk lidhet vetëm me 9 shtatorit, por ka si begraund serialin e humbjeve të njëpasnjëshme. Nuk kam pse t’i them më deputeti Brava, do t’i them deputeti Basha. Po të ishte në zyrë me Enkelejdin apo Bardhin, unë do të shkoja t’i jepja dorën”, tha Berisha.
Ish-kryeministri duke iu referuar mesazheve që ka marrë tha se ‘sot është një ditë e mirë për Shqipërinë dhe ditë e keqe për Edi Ramën’.
Berisha tha se me kërkesë të disa prej anëtarëve, zgjedhjet për kryetarët e degëve është shtyrë nga 3 deri më 20 prill.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha: Nëse publikohen prova për ‘non grata’, marr çdo vendim
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë