Biden takohet për herë të parë me zyrtarë të lartë të Ukrainës

26 Mars 2022 | 13:48

Presidenti amerikan Joe Biden është takuar të shtunën në Varshavë me dy ministra të Ukrainës, atë të jashtëm dhe të mbrojtjes, në takimin e parë ballë për ballë me zyrtarë të lartë të vendit që prej fillimit të luftës.

Design by Euronews Balkans

Biden pritet të mbajë dhe një fjalim nga Varshava ku do të shpalosë qëndrimin e ‘botës së lirë’ kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan ka marrë pjesë në tre mbledhje urgjente gjatë tri ditëve të fundit, me krerët e Bashkimit Europian, NATO-s dhe trupat amerikane të vendosura në Poloni.

Me pushtimin e Ukrainës, të cilës i referohet si një ‘operacion special’, Putini ka sfiduar premtimet e dhëna nga Biden se do të përballej me autokratët, përfshi këtu presidentin rus dhe atë të Kinës.

Deri në momentin e rënies së regjimit komunist në 1989, Polonia ka qenë nën ndikimin e Bashkimit Sovjetik dhe anëtare e Traktatit të Varshavës. Sot, është shteti më i madh ish-komunist që është pjesë e Bashkimit Europian dhe NATO-s.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024