Inxhinieri italian që braktisi Kaliforninë për të jetuar si fermer në Vlorë

27 Mars 2022 | 12:25

30-vjeçari Brandon Russomanno, inxhinier teknologjie nga Kalifornia, prej gjashtë muajsh jeton në Vlorë.

Mbasi dëgjoi në Itali nga miqtë e tij për një vend të vogël plot diell matanë detit, Vlora u bë qyteti ku ka vendosur të jetojë.

Dashuria për tokën e çoi në Beshisht, një fshat pak km larg Vlorës ku tashmë Brandon ka marrë disa toka me qira dhe po projekton të blejë disa të tjera.

“Jam nga Kalifornia, SHBA. Për Shqipërinë e mësova kur isha në Itali, më treguan miqtë e mi. Jam këtu prej 8 muajsh. Është një vend i shumë bukur dhe shoh goxha mundësi. Është si klima e Kalifornisë, me verë të nxehtë dhe plot ullinj”, thotë ai.

Ndërsa flet për lehtësirat fiskale që ka një i huaj në Shqipëri, Brandon tregon edhe për fenomenin e largimit të të rinjve nga Shqipëria të cilët sipas tij duhet të punojnë dhe investojnë në vendin e tyre.

“Fillimisht erdha si vizitor, por pashë shumë hapësira dhe mundësi për të investuar, kështu që mendova pse të mos prodhoj? Kur erdha këtu pyeta miqtë e mi, kush ka tokë për të shitur, ku ka ushqim të mirë dhe ata më prezantuan me Spiron. Do të tentoj të prodhojmë ushqime bio si misri, shalqi, domate dhe t’i eksportojmë”, tregon Brandon.

Për Spiro Balliun, fermerin nga Beshishti bashkëpunimi me një të huaj është një rast shumë i mirë, sidomos në kohët e vështira që po jetojnë fermerët shqiptarë me çmimet e larta dhe braktisjen nga shteti.

Por Brandon nuk është i vetmi i huaj që tashmë ka investuar në Beshisht.  Ana nga Australia dhe holandezi Tako, janë dy miq të tij që tashmë kanë tokën e tyre në Beshisht. E kanë filluar me mbjelljen e perimeve nga dëshira për të konsumuar ushqime bio, por në sirtar kanë edhe projektet e biznesit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026