45 raste të reja me COVID-19
45 qytetarë janë konfirmuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën nga ky virus.
Rastet e reja kanë dalë nga 646 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 26 të shëruar.
Që prej fillimit të pandemisë në vend janë regjistruar 269,425 raste shërimi nga COVID.
Aktualisht në Shqipëri janë 516 persona të infektuar me COVID. 14 pacientë janë të shtruar në spital, një prej të cilëve ndodhet në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Vaksinimi kundër COVID-19 në qendrat shëndetësore, ose në pikat e vaksinimit vijon për qytetarët mbi 16 vjeç, si edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me rekomandim nga mjeku.
Statistika për datën 27 mars 2022
Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 26
Të shtruar në spitale 14
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 646
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 246
Fier 70
Vlorë 70
Gjirokastër 35
Berat 19
Elbasan 16
Shkodër 16
Durrës 13
Kukës 12
Korçë 8
Dibër 6
Lezhë 5
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë