Vuçiç shfaqet ‘kudo’ gjatë fushatës zgjedhore
Presidenti i Serbisë Vuçiç po zhvillon një fushatë ndryshe për zgjedhjet parlamentare e presidenciale në Serbi.
Ai, përveçse përshëndeti me dorë një turmë të padukshme të njerëzve nga një tren, shfaqet edhe nëpër shtëpitë e qytetarëve.
Në njërin prej spoteve zgjedhore, ai del nga frigoriferi në shtëpinë e një çifti të ri dhe rendit arritjet gjatë kohës së tij në detyrë.
“Nëse qëndrojmë së bashku në arritjen e qëllimeve përpara nesh, ëndrrat janë i vetmi limit”, ka thënë ai gjatë deklaratave në kuadër të fushatës.
Në një spot tjetër, Vuçiç ndërhyn në një ndeshje futbolli për të dërguar mesazh për sukseset e Serbisë në periudhën e qeverisjes së tij.
Vuçiç shfaqet duke luajtur shah në autobus me qytetarët, si edhe duke punuar në Call Center.
Madje, riktheu edhe spotet e tij që nga viti 2004, për të treguar se i ka dedikuar jetën Serbisë.
Vuçiç dhe partia e tij e krahut të djathtë Partia Përparimtare Serbe (SNS) kryesojnë në sondazhet për zgjedhjet në Serbi që do të mbahen më 3 prill.
Vuçiç erdhi në pushtet në vitin 2014 dhe synon një mandat tjetër.
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj