Basha: I qëndroj kontratës që kam me artistët, Rama luan teatër prej 7 vitesh

18 Maj 2020 | 17:22

Asnjë përfaqësues i partive opozitare nuk ka mbajtur fjalim gjatë protestës. Por, në përmbyllje të saj, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri një deklaratë për mediat, ku tha se i qëndron kontratës së firmosur me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.

Z. Basha tha se, PD do të jetë në mbështetje të protestës për teatrin por edhe të çdo lloj proteste tjetër që do të organizohet nga qytetarët.

“Të gjitha protestat dhe kudo që të ketë protesta PD-ja do të jetë në krah të tyre. Shpresa e Edi Ramës se përmes frikë dhe terrorit do të shuante shpresën mori fund. Shkatërrimi i teatrit është fillimi i fundit të tiranisë dhe teatrit që Rama ka luajtur 7 vjet”, u shpreh kreu i PD.

“Kontratës për rindërtimin e teatrit në vendin ku ishte si ishte dhe dërgimin para hekurave të atyre që janë përfshirë nga Edi Rama te Erion Veliaj. Nuk do të kenë kohë të vjedhin 30 milionët eurot e shqiptarëve, koha e tyre po mbaron. Nuk do të ketë një tjetër aferë 30 milionë euro për 1 apo 2 oligarkë”, përfundoi z. Basha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026