PROFIL | Deputeti 34-vjeçar përballë drejtësisë, bëri karrierë nëpër parti

30 Mars 2022 | 11:42

Alqi Bllako, deputeti socialist për të cilin është kërkuar arrestimi nga SPAK, është 34 vjeç dhe ka një karrierë të pasur politike për vitet që ka mbi supe.

Ai për disa vite ishte pjesë e Partisë Demokratike, por pa mbajtur detyra ekzekutive. Bllako filloi afrimin me Lëvizjen Socialiste për Intgrim, e cila i besoi detyra të rëndësishme në ministritë që drejtoi gjatë mandatit 2013-2017.

Në 4 vite që Ministria e Mjedisit u drejtua nga Lefter Koka,  ai mbajti detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm. Kjo është dhe periudha kur u hartuan dhe miratuan tre kontratat e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Pasi Partia Socialiste fitoi e vetme zgjedhjet e 2017,  Bllako u largua nga Ministria e Mjedisit duke marrë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës.

Për një vit ai ishte një ndër njerëzit më të besuar të Ilir Metës. Në 2018 ai largohet nga kjo detyrë pas ftohjes së Lefter Kokës me LSI-në.

Nga 2018 deri në 2019 Bllako ishte drejtor ekzekutiv i “Albanian Gas Service Company”. 2019 ishte viti kur Lefter Koka nuk dogji mandatin e tij të deputetit.

Pas kësaj Alqi Bllako u katapultua në detyrën e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve. Këtë detyrë e mbajti deri në vitin 2022, kohë kur kandidua nga Partia Socialiste si deputet I qarkut të Tiranës.

Për çudinë e të gjithëve ai ishte në listën e sigurt duke u renditur i 17 dhe linte pas vetes figura më kontribut në partinë socialiste.

Alqi Bllakoi tashmë ka lënë mandatin për t’iu dorëzuar drejtësisë pasi akuzohet për korrupsion, falsifikim dhe shpërdorim detyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026