Refugjatët ukrainas në Serbi gëzojnë të drejta si qytetarët serbë
Rreth 13 mijë refugjatë ukrainas kanë hyrë në Serbi gjatë muajit të fundit, por vetëm 3500 prej tyre kanë vendosur të qëndrojnë.
Në koordinim me Bashkimin Europian, Serbia u ka siguruar një status të veçante njerëzve që i largohen luftës në Ukrainë.
Për një vit ata do t’u gëzohen të njëjtave të drejta si qytetarët serbë.
Olga është një refugjate nga Mariupoli. Ajo po udhëton me vajzën e saj. Para se të arrinin në Serbi, atyre iu desh të qëndronin në vende të ndryshme për një muaj.
“Mariupoli është i shkatërruar. Shumë njerëz kanë humbur jetën, shtëpitë janë rrafshuar. Të jetosh atje është e pamundur”, tha Olga.
Ndërsa një tjetër, Aleksandri, ka në plan të qëndrojë në Serbi
“Unë do shkoj në Novi Sad”, thotë ai.
“Kam një shok atje, dhe aktualisht nusja ime ndodhet atje. Situata në Kiev është e paqëndrueshme. Mund të dëgjosh bombardimet çdo ditë. Ishte e frikshme”, shtoi ai.
Në momentin që hyjnë në serbi, personat që vijnë nga Ukraina marrin informacionet e para në Komisariatin për Refugjatët, të cilët prej 1 muaji janë të hapur 24 orë në ditë.
“Ne informojmë njerëzit që vijnë nga Ukraina që ata gëzojnë një status të përkohshëm mbrojtjeje në Serbi. Kjo do të thotë që ata kanë të njëjtat të drejta që kanë qytetarët serbë”, tha Gujaniçiç, nga Komisariati për refugjatët dhe emigrantët në Serbi.
“Ky është një dokument me të gjitha informacionet që mund të kenë nevojë refugjatët që qëndrojnë në Serbi dhe nuk kanë se ku të shkojnë. Ka informacion në dy gjuhë – anglisht dhe ukrainisht”, tha Bojana Iniç , nga Komisariati për refugjatët.
Nëse ata nuk kanë ku të shkojnë, dërgohen në qendrën për refugjatët në Jug të Serbisë. Që nga 18 marsi të gjithë refugjatët nga Ukraina kanë të drejtën e kujdesit shëndetësor, të drejtën të punësohen dhe të shkollohen në Serbi.
Në linjë me vendimin e Bashkimit Europian, këto masa të përkohshme do të zgjasin për të paktën 1 vit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi