Berisha konfirmon pjesëmarrjen në mbledhjen e grupit të thirrur nga Alibeaj

30 Mars 2022 | 16:19

Sali Berisha tha se nesër do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të thirrur nga kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj.

Ish-kryeministri konfirmoi praninë e tij në një deklaratë për gazetarët, pasi doli nga një mbledhje me grupin e Komisionin e Rithemelimit në selinë e PD.

“I pari që do jetë në atë mbledhje është Sali Berisha. Kam një detyrim madhor absolut nga kuvendi i 11 dhjetorit, të konfirmuar me referendumin e 18 dhjetorit dhe votimin e 6 marsit. S’e di a është shprehur kështu Alibeaj. Grupi parlamentar i PD nuk është i ndarë”, tha Berisha, teksa shtoi se për mbledhjen është njoftuar nga kolegët dhe përsëriti se nuk do mungojë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026