Berisha të tërhiqet që demokratët të bashkohen, thotë Alibeaj
Enkelejd Alibeaj mendon se në mënyrë që demokratët të bashkohen, Sali Berisha duhet të tërhiqet nga pretendimi për PD-në, ashtu siç Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i tij.
“Ndërprerja e gjuhës linçuese, proceset paralele nuk janë të shëndetshme, të ndërpritet kjo gjuhë dhe këto procese që të bashkohen demokratët. Por, ka një gjë që është e rëndësishme, ashtu siç njëri prej përfaqësuesve dha dorëheqjen, e njëjta gjë duhet të ndodhë me Berishën. Jo si kusht, por si një nevojë e njerëzve”, u shpreh Alibeaj për mediat, të enjten.
Enkelejd Alibeaj thotë se për të është e papranueshme që Sali Berisha të marrë pjesë në mbledhjet e Grupit Parlamentar të PD-së, “ndërkohë që nuk është pjesë e grupit parlamentar”.
Mëngjesin e të enjtes u zhvillua mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, ku pati replika mes Alibeajt dhe Berishës.
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit