Ekipi i Prokurorisë Speciale sistemohet nëpër prokurori, Janeva mbetet pa punë
Ish-kryeprokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva e cila u shkarkua nga detyra gjatë fundjavës së kaluar nën dyshime për korrupsion, prej sot më nuk do të mund të ushtrojë as detyrën e prokurores në Prokurorinë e Gjevgjelisë, ku ka punuar para ardhjes në krye të Prokurorisë Publike Speciale. Vendimin për largimin e saj nga puna e morri Këshilli i Prokurorëve Publik.
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Aco Kolevski konfirmoi shkarkimin nga detyra të prokurores Katica Janeva.
“Po, ajo është shkarkuar dhe se është sjellë vendim për ndërperje të detyrës së saj në Gjevgjeli”, ka theksuar Kolevski.
Prokurorëve të tjerë nga Prokuroria Speciale u ka përfunduar angazhimi në këtë prokurori, ndërsa janë sistemuar menjëherë në prokuroritë e rregullta të Maqedonisë së Veriut, ku kanë punuar para themelimit të Prokurorisë Speciale.
Janeva në shtator të 2015-tës u zgjodh kryeprokurore në Prokurorinë Speciale, e cila ishte themeluar për të hetuar dhe zbardhur skandalin e përgjimeve të paligjshme në Maqedoninë e Veriut. Ajo erdhi në këtë detyrë nga Prokuroria e Gjevgjelisë, si kompromis midis katër partive më të mëdha në atë kohë, LSDM, VMRO-DPMNE, BDI dhe PDSH.
Ajo përfundoi në paraburgim më 21 gusht të këtij viti, nën dyshime për përfshirjen në vepra penale lidhur me zhvatjen e biznesmenit nga Shkupi Jordan Kamçev. Ajo dyshohet se bashkë me dy persona të tjerë, gjithashtu në paraburgim, kanë organizuar zhvatjen e Kamçevit, prej të cilit dyshohet se kanë kërkuar 8 milionë euro, ndërsa kanë arritur të marrin 1 milion euro para në dorë. Nga kjo shumë, dyshohet se Janeva ka përfituar mobilje për shtëpinë e saj në vlerë prej rreth 5 mijë euro.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet