Tregtarët shmangin ushqimet me listë, rritja e çmimeve rrezikon bizneset
Rritja e çmimeve ka ndikuar jetën e gjithkujt, e sidomos të familjeve që kanë të ardhura nën minimumin jetik. Shumë prej tyre kanë marrë edhe më parë ushqime me listë, ndërsa tani me rritjen e çmimeve tregtarët e kanë të pamundur të bëjnë lëshime.
“Mirëmëngjes” i Euronews Albania ka shkuar në zonën e kombinatit, ku dy muaj më parë ishte për të trajtuar të njëjtën çështje. Dy muaj më parë, tregtari në këtë zonë tha se borxhet e pashlyera të atyre që marrin ushqime me listë trashëgohen nga viti në vit.
Ndërsa tani me rritjen e çmimeve ai tha se përpiqet t’i shmangë borxhet.
“Çfarë t’i bëj vetëm ndonjë grupi pensionistësh që jam i detyruar t’i ndihmoj,” – u shpreh tregtari.
Edhe në një tjetër zonë të kryeqytetit, afër Alliasit, situata është e njëjtë. Qytetarët që marrin me listë kanë reduktuar kërkesat e tyre, por pavarësisht kësaj tregtarët përpiqen t’i shmangin duke qenë se ju rrezikohet biznesi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet