Fitorja e Vuçiç festohet me breshëri armësh në veri të Kosovës
Pas shpalljes së fitores së zgjedhjeve nga Aleksandër Vuçiç mbrëmjes e së dielës, serbët në veri të Kosovës janë mbledhur për të festuar duke përdorur edhe armë zjarri.
Policia në veri të Mitrovicës ka gjetur gëzhoja plumbash të armëve të llojeve të ndryshme si dhe disa kuti me mjete piroteknike, raporton KossovaPress.
Lidhur me këtë rast nga ana e policisë së Kosovës ka nisur një hetim me akuzën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Policia e Kosovës ka bërë shpërndarjen e turmës dhe në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të armëve të llojeve të ndryshme si dhe disa kutia me mjete piroteknike. Me urdhër të prokurorit është hapur rasti si më lartë dhe vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e Policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 16:52 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë