Protestë kundër ‘tjetërsimit’ të ‘Sheshit të Flamurit’
Një grup qytetarësh kanë protestuar këtë të hënë në qytetin e Vlorës për projektin e rikonstruksionit të ‘’Sheshit të Flamurit’.
Ndërhyrja parashikon krijimin e një platforme rrethore dhe zhvendosjen e katër topave që simbolizonin katër vilajetet që përbënin Shqipërinë.
Në projektin e paraqitur nga kryeministri, Edi Rama në janar 2021, parashikohej shembja e pjesshme e një hoteli 11 kate që është pjesë e sheshit.
Por tashmë duket se kjo ide ka ndryshuar. Pronarët janë dëmshpërblyer dhe hoteli ka kaluar në pronësi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Përveç këtij ndryshimi, për projektin që pritet të përfundojë në tetor të këtij viti, ka shumë paqartësi.
Për protestën e së hënës që erdhi si iniciativë në rrjetet sociale, 5 qytetarë janë proceduar penalisht.
Ata e konsiderojnë tentativë për t’i frikësuar për të mos vijuar protestën pasi një tjetër është paralajmëruar të mbahet më 7 prill.
Shqetësimet e ngritur nga protestuesit se në shesh do të ketë një terminal autobusësh dhe për mos shembjen e hotelit kanë marrë përgjigje nga kreu i qeverisë, Edi Rama.
Kryeministri thotë se nuk do të ketë stacion autobusësh në ‘Sheshin e Flamurit’, kurse godina 11 kate nuk do të shërbejë si hotel.
Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!
— Edi Rama (@ediramaal) April 2, 2022
Në fundjavë, kryeministri Rama do të shkojë në Vlorë për të folur pikërisht për këtë çështje.
Përfundimi i punimeve me kosto rreth 9 miliardë lekë do të bëhet në prag të festimeve për 110-vjetorin e pavarësisë.
E njëjta shumë gati sa i gjithë fondi për rikonstruktimin e sheshit, i është paguar pronarit të hotelit 15-katësh.
Instituti i Ndërtimit me kërkesë të Bashkisë Vlorë përcaktoi këtë vlerë për ndërtesën 90 metra të lartë në shesh, që në pa mundësi për t’u paguar nga pushteti lokal, i kaloi qeverisë.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
- 19:59 Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 19:38 Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
- 19:21 Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim
- 19:02 Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
- 18:55 Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj