RMV përkujton hyrjen në NATO, Osmani: Integrimi në BE rrit sigurinë
Dita e anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut u përkujtua me mesazhe që dënojnë agresionin rus në Ukrainë dhe bëjnë thirrje për përfundimin e luftës.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, e quajti pushtimin rus si të paligjshëm duke i bërë thirrje që të tërheqë trupat ushtarake.
“I bëmë thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë armiqësitë dhe të tërheqë të gjitha trupat dhe objektet ushtarake nga Ukraina”. tha ai.
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i cili organizoi një mëngjes pune për ambasadorët e vendeve të NATO-s, rikujtoi rëndësinë e integrimit sa më të shpejtë të vendit në BE.
“Situata e jashtëzakonshme në kontinentin evropian tregon se zgjerimi i BE-së është në radhë të parë politikë sigurie. Përshpejtimi i procesit integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor është thelbësore për ruajtjen e sigurisë së Evropës”, tha Osmani.
Ministri i Jashtëm i RMV theksoi se pushtimi rus ndaj Ukrainës, kontribuoi për forcimin e unitetit të vendeve anëtare dhe për ta thelluar bashkëpunim që do ndihmojë planet e ardhshme për përforcimin e mbrojtjes së NATO-s.
Që prej vitit 2020, Maqedonia e Veriut është anëtare e Aleancës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës