Klodian Zoto u pagua një ditë pasi u shpall në kërkim, 520 mijë € nga buxheti

6 Prill 2022 | 16:23

Buxheti i shtetit vijon të kryejë pagesa të rregullta për depozitimin e mbetjeve drejt pronarëve të inceneratorëve.

Më datën 14 dhjetor ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u arrestua për aferën e inceneratorit të Elbasanit ndërsa pronarët e kompanisë koncesionare, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja u shpallën në kërkim.

Por vetëm një ditë pasi ishte shpallur në kërkim, Klodian Zoto është paguar.

Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Thesarit tregojnë se ai ka marrë 520 mijë euro si pronar i kompanisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” për kontratën e inceneratorit të Fierit.

Pagesat kanë vazhduar edhe për inceneratorin e Tiranës, ku që nga mesi i muajit dhjetor dhe deri sot buxheti ka dhënë 1.5 milion euro .

Faturat e fundit janë të datës 5 prill e paguar nga Bashkia Durrës, dhe 28 mars e paguar nga Prokuroria e Kavajës për shërbime të pastrimit dhe gjelbërimit.

Çështja e 3 incerneratorvë në Shqipëri është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Deri tani nën akuzë janë pronarët e inceneratorëve Elbasan dhe Fier, dhe një sërë zyrtarësh, përfshirë ish-ministrin Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako.

Për kontratën e Tiranës, hetimet vazhdojnë. kompania Integrated Energy BV SV rezulton e regjistruar në Holandë, vend i cili ruan anonomitani  e pronarëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026