Francezët dhe gjermanët refuzojnë hyrjen e Shqipërisë në BE, tregon sondazhi
Më 28 shkurt, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski firmoi një kërkesë zyrtare të vendit të tij për t’u anëtarësuar në BE.
Pas pushtimit rus, Zelenski kërkoi anëtarësim të menjëhershëm të Ukrainës në BE, duke propozuar që kjo të bëhej përmes ‘një procedure të re speciale’.
Në të njëjtën ditë, Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se ‘ata janë një prej nesh dhe ne i duam pjesë të BE’.
Ukraina ende nuk është pranuar si vend zyrtar kandidat për anëtarësim në BE dhe procesi mund të kërkojë një kohë të gjatë.
Sipas një sondazhi të fundit të YouGov, vendet kryesore të BE-së si Gjermani, Franca, Spanja dhe Italia janë pro anëtarësimit të Kievit.
Nga 42 deri në 60% e qytetarëve në këto vende janë përgjigjur se Ukraina duhet lejuar që të bëhet vend anëtar i BE-së.
Qytetarët e BE-së janë pyetur dhe për vendet kandidate si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Serbia.
Vendi më i pranuar nga qytetarët e BE rezulton se është Mali i Zi, që ka marrë mendim pozitiv nga gjermanët, italianët dhe spanjollët por jo francezët.
Për Shqipërinë, pyetjes nëse duhet lejuar anëtarësimi në BE, i janë përgjigjur pozitivisht spanjollët dhe italianët.

Gjermanët e cilësojnë Shqipërinë vendin më të padëshiruar të Ballkanit Perëndimor duke dhënë vlerësim më negativ se edhe për Kosovën që nuk është vend kandidat ende.
Mendim refuzues kanë dhe francezët, të cilët kanë shprehur qëndrim refuzues për të gjitha vendet e mundshme për anëtarësim përveç Ukrainës.
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng