Shqiptarët jo të interesuar për të pasur përfaqësues në Serbi, thotë politikani

7 Prill 2022 | 10:03

“Populli shqiptar nuk ishte i interesuar për të pasur një përfaqësues në parlamentin serb.” Kështu u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa.

“Rezultati i zgjedhjeve për shqiptarët doli ashtu siç donte populli. Populli nuk doli të votojë dhe nuk ishte i interesuar që të delegojë një deputet në Parlamentin e Serbisë, nga secila prej listave shqiptare”, tha Mustafa.

Politikani nënvizoi se në vitin 2020, ka patur më pak shqiptarë në votime dhe u siguruan 3 mandate deputetësh, për shkak se partitë ishin në një koalicion të përbashkët.

“Dy vite më parë, ka pasur shumë më pak shqiptarë që kanë dalë në votime, por gjithsesi u arrit që të fitoheshin 3 mandate”, u shpreh ai.

Mustafa deklaroi se partia e udhëhequr prej tij nuk mori pjesë në këto zgjedhje dhe vendosi të qëndrojë indiferent.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022