Boksierja 18-vjeçare tregon si mposhti paragjykimet
Griselda Torollari tha se fitorja në ndeshjen me turken është moment që do jetojë gjatë në memorien e saj.
“Ka qenë ndeshja ku kam debutuar për herë të parë në boks, kur e kanë organizuar trajnerët e mi dhe aty jam ndeshur me një turke në Shqipëri dhe gjithë publiku është ngritur në këmbë dhe janë ndjerë krenarë për mua”, tha Torollari.
Ajo u shpreh për Mirëmëngjes se pasioni i saj ka nisur para 3 vitesh, ku ka pasur paragjykime të shumta por kjo gjë nuk e ka bërë atë të heqë dorë nga boksi.
“Në fillim jam marrë me disiplina të ndryshme, boks, kickbox, MMA dhe mundje. Normalisht që kam pasur paragjykime dhe pse unë kisha tipin e një çuni të cilin e kam akoma. Unë paragjykohesha për atë çfarë bëja. Ja kam dalë mbanë duke treguar veten në ring dhe duke treguar se cilat ishin objektivat e mia”, tha Torollari.
Mes të tjerash tregoi edhe synimet që i ka vendosur vetes për të arritur në boks dhe datën e ndeshjes së radhës.
“Gjithsecili ka një karakteristikë që e bën të veçantë nga njëri-tjetri. Unë kam shpirtin luftarak, dua të arrij majat dhe maja më e lartë është kur ti konkurron në botëror dhe pse jo më vonë të kem dhe një ekip të vogël. Unë kam një ndeshje profesionale në boks me 13 maj në Stamboll dhe një ndeshje tjetër në qershor në Shqipëri”, tha Torollari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës