10 korridore humanitare pritet të hapen sot në Ukrainë

Credits Getty Images
9 Prill 2022 | 09:14

Në Ukrainë pritet të hapen 10 korridore humanitare për evakuimin e banorëve të shtunën, sipas zv. kryeministres së Ukrainës, Irina Vereshuk.

Një nga qytetet nga ku do të evakuohen banorët është edhe qyteti port i Mariupolit,  i cili është shkatërruar nga bombardimet ruse.

Tom Bateman nga BBC-ja takoi civilë që kanë arritur të largoheshin nga Mariupoli ditët e fundit, të cilët e përshkruan qytetin si një “varrezë”.

Ata folën për trupa të varrosur në varre të cekëta, grabitje nga luftëtarët çeçenë dhe banorë të uritur që vriteshin kur dilnin nga strehimoret për të gjetur ujë.

Ndërkohë, luftimet në Ukrainë vazhdojnë prej më shumë se një muaji, me disa qytete të shkatërruara dhe mijëra të vrarë, mes tyre civilë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026