PS bën ndryshime në organizim, shton 3 sekretariate

9 Prill 2022 | 16:30

Në përfundim të fjalimit që ka zgjatur rreth 90 minuta, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama bëri me dije disa ndryshime në organizmin e partisë.

Rama tha se është propozuar shtimi i tre sekretariateve. Bëhet fjalë për Sekretariatin Ekzekutiv (Eridian Salianji), Sekretariatin për Emigracionin (Leart Duraj) dhe Sekretariatin për Koordinimin (Blerina Gjylameti).

Në një kohë kur vitin e ardhëm priten të mbahen zgjedhjet lokale, Rama kërkoi që të nisë që tani puna për përzgjedhjen e kandidatëve në 61 bashkitë e vendit.

Kreu i PS kritikoi një pjesë të deputetëve për angazhimin e tyre në punën e përditshme me qytetarët në terren.

“Kemi deputetë të shkëlqyer e them me plot gojën, rrinë e ndjekin çdo gjë në terren, por kemi deputet që për herë të fundit kanë qenë ditën kur janë numëruar votat”, tha Rama.

Kreu i PS njoftoi për mbajtjen e një tjetër kongresi në vjeshtë, ku do të vlerësohet puna e drejtuesve të partisë.

Kongresi i PS nisi rreth orës 09:00 dhe pritet të përfundojë në orën 17:00.

Në këtë kongres, 1700 delegatë kanë votuar për disa ndryshime në statutin e partisë.

Delegatët vootuan pro ndërpreres së mandatin të 61 kryetarëve të degëve duke nisur zgjedhje brenda partisë.

Kryetarët e rinj do të zgjidhen duke nisur nga 1 maji deri më 15 qershor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026