Boris Xhonson vizitë surprizë në Kiev, takon Zelenskin

9 Prill 2022 | 17:09

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Xhonson është takuar të shtunën me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski në Kiev.

Ambasada britanike në Kiev ka shpërndarë një fotografi nga biseda mes dy liderëve. Udhëtimi i Xhonson ka ardhur në mënyrë surprizë pasi nuk kishte asnjë njoftim publik.

Kryeministri britanik udhëtoi për në Ukrainë për të takuar Zelenskin personalisht ‘në shenjë solidariteti me popullin ukrainas’, thotë zyra e shtypit të kryeministrit Xhonson.

Zyra e shtypit të presidentit Zelenski thotë se ata kanë mbajtur ‘takim kokë më kokë’.

Dy liderët kanë diskutuar për ndihmën që Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë në terma afatgjatë për Ukrainën dhe pritet që Xhonson të bëjë të ditur një paketë të re financiare dhe ndihma ushtarake.


“The Guardian” shkruan se Xhonson mund të ketë udhëtuar për në Kiev nga lindja e Polonisë.

Kryeministri britanik është një figurë popullore në Kiev pasi i ka ofruar Ukrainës armatime kundër tank.

Situata në kryeqytetin e Ukrainës është e stabilizuar pas tërheqjes së forcave ruse nga pozicionet e tyre më 29 mars.

Ata braktisën qytetet Buça dhe Gostomel në veriperëndim të Kievit duke u tërhequr në Bjellorusi.

Që prej atëherë, sulmet me artileri në qytet janë ndalur.

Të premten, Kievin e vizitoi Presidentja e KE, Ursula von der Leyen bashkë me përfaqësuesin e Politikave të Jashtme, Josep Borrell.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026