Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk ndjekin shfaqe në gjuhën amtare prej 6 vitesh
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ka më shumë se gjashtë vite që nuk kanë parë shfaqje teatrale në gjuhën amtare… Kjo për shkak se teatri i vetëm shqiptar po rinovohet për gjatë gjithë kësaj periudhe, edhe pse premtimi i qeverisë së kaluar VMRO–BDI ishte se punimet do të mbarojnë për dy vite.
Edhe pas gjashtë vitesh, ky objekt i cili ka kushtuar mbi dhjetë milionë euro, ende nuk është i denjë për shfaqe. Nga jashtë duket bukur, ndërsa brenda nuk ka vend ku nuk ka plasaritje dhe ujë që rrjedh nga çatia.
“Teatri nisi të adaptohet shkaku i kulmit, sepse e mbaj mend, jam gati 25 vite në këtë institucion, pikonte kulmi. Por jo deri në këtë masë, deri në këtë nivel. Tani gjendja është edhe më e keqe… Ne nuk mund të presim më. Do të ketë zgjedhje, do të kalojë gjendja e jashtëzakonshme. Ne kemi program të miratuar nga Ministria e Kulturës dhe ne duhet të fillojmë me punë. Si do që të jetë teatri do të hapet”, shprehet Ylber Murtezi, drejtor i Teatrit shqiptar në Shkup.
Drejtori i teatrit, i cili është emëruar tre muaj më pare, thotë se ka vërejtur shumë parregullsi që po i heton një komision I pavarur në Ministrinë e Kulturës.
“Firma Eshensija që i bën punimet, ka më shumë se dy muaj, prej kur jam emëruar drejtor që nuk kemi asnjë kontakt me të. Ne e kemi obligim ligjor që tu kërkojmë në afat brenda dy javësh që të vijnë dhe të shohin se ka shumë mangësi në teatrin tonë. Lëre që nuk i kanë kryer punët deri në fund por me kontratën që e kanë me teatrin shqiptar edhe dy vitet e ardhshme duhet ta mirëmbajnë teatrin. Përndryshe ne si institucion do të jemi të detyruar që të ngremë padi penale ndaj kësaj firme”, thotë z. Murtezi.
Rikonstruksionin e objektit të Teatrit e kishte fituar kompania italiane ‘LAMONE MOREDA’ e cila falimentoi në gjysmë të projektit dhe la punimet pezull, edhe pse i kishte marrë paratë, ndërsa një kompani tjetër me emrin “Shencija” që e kishte blerë kompaninë italiane, pavarësisht se i ka marrë përsipër detyrimet e saj, nuk shfaqet për të bërë korrigjimet e nevojshme në objekt.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil